Një 29-vjeçare i ka shokuar të gjithë me deklaratat e saj pasi pretendon se Belen Rodriguez në fakt, ka lindur burrë e nuk mund të ketë fëmijë. Tatiana Sova pretendon se është nëna biologjike e Luna Marì, vajzës që showgirl e njohur italiane ka me ish-të dashurin Antonino Spinalbese, e cila lindi në vitin 2021.
Gruaja moldave akuzon mjekët e spitalit Borgotrento në Verona se gjatë një operacioni që kërkonte anestezi, i morën vezoret në mënyrë të paligjshme dhe pa pëlqimin e saj. Vezoret, thotë ajo, u përdorën më pas nga Belen dhe Antonino për të ngjizur vogëlushen Luna Marì.
“Belen është trasnegjinore, nuk ka lindur grua, nuk ka mitër dhe vezore”, shprehet Tatiana Sova”. Gruaja shton se “Luna Marì nuk ngjan aspak me Belen. Ajo ka lëkurë si unë, të njëjtat sy të akullt, flokë bionde, të njëjtën pamje. Të dyja kemi nishan të ngjashëm në kokë”, ndërsa këmbëngul që fëmijës t’i bëhet testi i ADN-së. Së fundmi, Belen Rodriguez në emisionin Verissimo u rrëfye për gjithçka, nga familja, te karriera e deri te rikthimi me Stefano De Martino-n.
Lidhur me këtë, Belen tregoi se të dy janë ende të martuar për shkak të një problemi burokratik të hasur gjatë kërkesës për divorc. Ajo rrëfeu se pas paraqitjes së kërkesës për divorc për herë të parë, çifti kishte vendosur t’i jepte lidhjes një shans të dytë. Herën e dytë që u ndanë, gjyqtari e këshilloi çiftin të prisnin. Kur Stefano dhe Belen u kthyen sërish bashkë për herë të tretë, kërkesa për divorc kishte skaduar. Duke folur për marrëdhënien ndër vite me Stefano De Martino-n, Belen tha se jo çdo gjë shkoi mirë.