Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Me anë të situatave të ndryshme, banorët janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, banorët kanë zhvilluar sfidën e rezistencës, ku çdo banor që mbante shtypur pa ndërprerje mbi 10 orë një buton, arrinte të fitonte 2500 euro. Në të kundërt, skualifikoheshin. Ishin të pakët banorët të cilët arritën të qëndroni aq gjatë pa kryer asnjë veprim tjetër. Disa të tjerë arritën ta sfidonin veten duke e mbajtur atë shypur, duke kaluar orën minimale të caktuar.
Një ndër to ishte këngëtarja Nita Latifi, e cila ishte e fundit që hoqi dorë nga realizimi i kësaj loje. Ajo qëndroi për më shumë se 14 orë, rezultat i konfirmuar edhe nga Vëllai i Madh. Jo vetëm që theu rekordin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Nita ka arritur të thyejë edhe një rekord botëror në “Big Brother”. Rekordi i fundit i vendosur ka qenë në “Big Brother” në Amerikë në vitin 2005 e tashmë kryesohet nga Nita. Me anë të një pakti me Dea Mishel, së bashku do të dhurojnë paratë e fituara nga sfida për Shoqatën e Fëmijëve me Autizëm në Prishtinë.