Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vëllai i Madh vendosi që këtë javë, t’i sprovoi banorët me një sfidë. Ata duhen të qëndronin brenda një platforme dhe të mbanin shtypur një buton. Personi i cili mbante më gjatë butonin shtypur fitonte sfidën. Nita dhe Dea fituan sfidën e rezistencës. Dy vajzat vendosën që çmimin prej 2500 euro t’i dhurojnë për bamirësi.
Ka nisur ‘Prime’ i mbrëmjes së sotme e që në fillim të spektaklit Arbana ka treguar për publikun një vendim që ka marrë Vëllai i Madh, i cili ka të bëjë me eleminimin. Mbrëmjen e sotme do të ketë dy eleminime.