Prezenca e OSBE/ODIHR-it në Shqipëri ka vlerësuar përfshirjen e 30% të zonjave në Kuvend, duke e quajtur “përparim për barazinë gjinore në vend”. Në një deklaratë thuhet:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament.
Nisma në lidhje me përfaqësimin gjinor bën bashkë deputetet e dy forcave më të mëdha politike, PS-PD. Eshtë fjala për një amendament që i mbyll akoma më shumë listat e deputetëve. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali, deputetja socialiste, Etilda Gjonaj dhe demokratet Albana Vokshi e Dhurata Çupi kërkojnë që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra.
Dokumenti:
Lënda:
Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti.
Drejtuar:
Znj. Lindita NIKOLLA Kryetar e Kuvendit të Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor 1 Republikës së shqipërisë” I ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Ne nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.