Lifestyle Tech

Nisma më e re e ameriaknëve: Refuzimi i celularëve ‘smart’ për të përdorur versionet e thjeshta!

Heqja dorë nga celulari yt iPhone apo Android duket një masë mjaft drastike, por një grua që arriti ta bënte thotë se i ndryshoi jetën. Çdo njeri mund të alarmohet ku çelulari e informon sesa orë ka qëndruar para ekranit, prandaj gruaja nga Kalifornia thotë se hoqi celularin e saj duke zëvendësuar me një aparat të thjeshtë vetëm për telefonata.

Kalimi informacioneve pambarim në ekran është një aspekt i kohës së humbur nga njerëzit duke kerkuar mes lajmeve apo përmbajtjeve, dhe kjo po kthehej në një problem për Caroline Cadwell e cila zbuloi se nuk po kontrollonte dot më jetën e saj. Duke folur me rrjetin DailyMail.com ajo tha:

Lashë punën sepse u bëra e ezauruar, dhe kalova tre muaj në modalitet zombi.

Cadwell thotë se vendosi të ndryshonte celularin pasi ishte bërë krejtësisht e përfshirë nga interneti. Duke treguar sesi jeta e saj kishte ndryshuar pas vendimit, ajo tha:

Kam fituar një kohë e një hapësirë tjetër, është e çuditshem sa shumë përfitojnë marrëdhëniet e tua njerëzore kur heq dorë prej internetit në celular.

Që prej këtij rizgjimi të saj, Cadwell ka nisur aplikacionin e saj ‘Unpluq’, që i paralajmëron përdoruesit për humbje kohe në internet, duke u sugjeruar atyre të përdorin celularët në mënyrë më të shëndetshme. Ajo thotë:

Mendoj se njerëzit kanë nisur të kuptojnë tashmë për rreziqet e rrjeteve sociale dhe të ‘smartphone’, dhe asnjë nuk beson më se ato janë për të mirën tonë, apo se rrjetet sociale janë për të mirën tonë. A duhet të bashkohen më shumë njerëz në këtë? Absolutisht, dhe ne po e shikojmë, por gjeneratat më të reja duhet të jenë ato që udhëheqin për të ndryshuar marrëdhënien me celularët e tyre.