Gossip

Nisin thumbimet mes tyre, ndahen Tea dhe Bearti?

Nëse thashethemet dhe postimet thumbuese janë të vërteta atëherë kjo është ndarja më e bujshme që pas Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Bëhet fjalë për Tean dhe Beartin të cilët duket se nuk janë më krah njëri-tjetrit dhe ka mjaft detaje që e vërtetojnë këtë.

Kujtojmë se ata u njohën gjatë spektaklit “Për’puthen” por u dashuruan e u lidhën jashtë këtij formati. Fotot e para të tyre duke u puthur në dëborë u bënë menjëherë virale në rrjet pak ditë pas daljes së Teas nga spektakli.

Që pas konfirmimit të lidhjes ata kanë qenë të pandarë ndërkohë Tea e ndante kohën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Pak ditë më parë bukuroshja duhej të festonte ditëlindjen e saj së bashku me Beartin dhe familjes e tij në Turqi por ky udhëtim nuk u bë kurrë.

Teksa po i përgjigjej pyetje të fansave në rrjetet sociale, Tea zbuloi se nuk është e lumtur dhe nuk e festoi ditëlindjen e saj. Më pas ish-çifti kanë nisur thumbimet përmes postimeve të ndryshme në Insta Story dhe ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.

A mendoni se epoka e Teas dhe Beartit ka përfunduar apo kjo është një strategji e tyre për të tërhequr akoma më shumë vëmendjen tani që nuk janë më pjesë e ekranit?