Ish-futbollisti, Klodian Duro, ka reaguar me një ndjesë publike pas deklaratës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që solli edhe skualifikimin e tij. Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Duro e cilëson deklaratën një ironi të tepërt, që i le vend keqinterpretimit.
Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të percillja mesazhet e duhura, te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.
“Ruhuni, nga unë, se kur kam rrahur gruan…”, ishte kjo deklarata e Kodian Duros që bëri Vëllain e Madh të marrë vendimin për skualifikimin e tij nga gara. Një deklaratë e tij pas spektaklit të mbrëmshëm, që është cilësuar e papranueshme, cënon integritetin e shoqërisë dhe që bie ndesh me rregullat e programit. Ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë tha:
Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një dy gotë raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi dhe disa banorë të tjerë tentuan ta ndalojnë Klodianin, por pa sukses.
Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më.