Aktualitet

Nis viti i ri akademik/Riorganizim i disa programeve të studimit që rrezikonin mbylljen!

Në të gjitha universitetet e vendit sot nis viti i ri akademik 2024-2025. Për herë të parë, në auditore ulen mbi 20 mijë studentë duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë ku ishin 19 mijë e 700. Këtë vit ka një riorganizim të disa prej programeve të studimit, për të mos rrezikuar mbylljen e tyre, siç janë degët e shkencave ekzakte (Fizikë, Matematikë dhe Kimi).  Që në raundin e parë pati regjistrim të lartë të studentëve duke plotësuar pothuajse kuotat e degëve më të kërkuara nga të rinjtë si ata në IT e Mjekësi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, uroi nisjen e vitit të ri akademik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve, të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre. Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë.

Studentët iu bashkuan urimit të ministres Manastirliu duke vënë theksin të mundësitë që ofrojnë universitetet tona, me ofertën akademike për tregun e punës.