Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden ka nisur takimin me presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Dyshja janë takuar në Zyrën Ovale, ku Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte e ashpër.
Ai gjithashtu e falënderoi atë për tranzicionin e qetë të pushtetit, me Biden duke i thënë atij: “Je i mirëpritur”.
Të dy do të qëndrojnë në Zyrën Ovale për të diskutuar privatisht për tranzicionin e pushtetit dhe tema të tjera.
Është hera e parë që të dy takohen personalisht që nga debati presidencial në qershor.
Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump zhvilloi një takim me mbështetës republikanë në Uashington, i shoqëruar nga miliarderi dhe aleati i afërt Elon Musk.
Nga ana tjetër bashkëshortja e Trump, Melania ka refuzuar ftesën e Zonjës së Parë Jill Biden për takimin tradicional.