Aktualitet

Nis regjistrimi në shkolla, afati përfundon më 31 gusht! Ja cilat janë risitë…

Tashmë prej 3 vjetësh në të gjithë Shqipërinë nxënësit regjistrohen në klasën e parë dhe në klasën e 10-të përmes portalit online e-Albania.

Ndër risitë e këtij viti është kohështrirja e gjatë nga 8 korriku deri në 31 gusht për regjistrimet. Një e re tjetër është që prindit do t’i kthehet përgjigje brenda 10 ditëve nëse fëmija i tij do të regjistrohet ose jo në shkollën ku po aplikon.

Rezarta Alla, drejtore e Agjencisë Kombëtare e Arsimit Parauniversitar: Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat, nga data 8 korrik-31 gusht 2024. Pra prindërit do të kenë 54 ditë kohë të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta.

Aplikimi kryhet në portalin eAlbania në shërbimin “Regjistrimi në klasën e parë”nga prindi apo kujdestari ligjor i fëmijës. Nxënësit I lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor public që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit.

Aktualisht të gjitha Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar kanë koordimuar punën me njësitë vendore për rishikimin ë dhe përcaktimin e rrugëve që i përkasin secilës shkollë për vitin shkollor 2024-2025. Harta e mbulimit të territorit e miratuar nga Njësia Vendore respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Në klasë e parë pritet të regjistrohen rreth 29 mijë nxënës në shkollat publike dhe private. Në klasën e dhjetë parashikohet të regjistrohen rreth 28 mijë nxënës.