Në qytetin San Francisco të shtetit federal Kalifornia në SHBA kanë filluar të shërbejnë taksitë robotë pa shofer. Kompania e makinave pa shofer “Cruise” e General Motor me 240 taksi robotë shërben në rrugët e San Franciscos. Kjo mendohet të jetë një hap drejt shpërndarjes më të gjerë komerciale të një alternative autonome të premtuar prej kohësh ndaj shërbimeve të udhëtimit si Uber ose Lyft.
Udhëtimi me makina pa shofer tani për tani mund të bëhet vetëm natën dhe në rajone të caktuara të qytetit, ndërkaq pritet që në të ardhmen të përhapet në mbarë qytetin. Momentalisht nuk ka asnjë afat kohor për shpërndarje më të gjerë të këtyre taksive, por nga Cruise premtojnë se operacionet do të zgjerohen “së shpejti” në qytete të tjera.