Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Nis numërimi mbrapsht për të zbuluar personazhet e “Dancing With The Stars”, ja një detaj tjetër që mësohet…

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Arena e kërcimit rikthehet edhe këtë sezon të ri me të tjerë personazhe kaq të dashur për publikun. Magji, spektakël dhe super adrenalinë… Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta.

Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit. Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar. Ajo që kemi mësuar tashmë, është se balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i jurisë i programit të kërcimit.

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për prezantimin zyrtar të yjeve dhe partnerëve të tyre në kërcim. E teksa kemi zbuluar një detaj të njërës prej konkurrenteve, një tatuazh në qafën e saj, tashmë po mësojmë dhe të tjera gjëra dalëngadalë. Në një video të postuar në llogarinë zyrtare të “Dancing With The Stars” në Instagram, mund të shohim një tjetër vajzë. Keni ndonjë ide se kush mund të jetë?!