Aktualitet Politikë

Vetëm 22 minuta diskutim/ Mes zhurmuesve dhe bllokimit të foltores, përfundon seanca plenare

Vetëm 22 minuta diskutim, përfundon seanca plenare.

Seanca e kësaj të hëne nisi me tensione.

Deputetët e papërjashtuar të opozitës bllokuan foltoren, ndërsa mbanin pankarta në duar.

Seancën e drejtoi nënkryetari Kuvendit, Bledi Çuçi, pasi kryetarja Elisa Spiropali ndodhet për vizitë në Vatikan.

Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosën celularët e tyre tek minkrofoni foltores së kuvendit duke ndezur një aplikacion zhurmë-prodhues. Zhurma ishte konstante gjatë fjalës të deputetëve të PS.

Top Channel