Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentur. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.
Romeo dhe Donaldi e nisën karrierën e tyre si aktorë por duket se gjatë rrugës po i shijon shumë të qenit moderatorë dhe këngëtarë njëkohësisht. Së fundmi kanë publikuar këngën “Pikaso” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe po ashtu kanë thuajse gati edhe projektet e reja.
Vëllezërit Veshaj kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku kanë dhënë detaje më shumë rreth emisionit të tyre më të ri “Më lër të flas”. Përveç emisionit, Donaldi ka treguar edhe për eksperiencën e tij pas “BBV”, ku është shprehur se disa ‘vese’ e kishte të vështirë që t’i largonte edhe pse nuk ishte më nën vëzhgimin e kamerave. Ai tha se edhe një muaj pasi doli nga shtëpia, tentonte të fikte mikrofonin sa herë shkonte në tualet dhe që lahej me mbathje.
Të ka ndodhur ndonjëherë të ishe në tualet dhe të harroje hapur mikrofonin?
Në momentin që kam dalë nga shtëpia, edhe një muaj më vonë sa herë që shkoja në tualet vendosja dorën tek vendi ku kisha mikrofonin, për ta fikur. Edhe nja tre a katër ditë më mbrapa pasi dola nga shtëpia e ‘Big’-ut, lahesha me mbathje, më ishte bërë ves.
Pse titulli më lër të flas?
Në Top Channel duan këtë pjesën letrare ndërsa ‘Më li të flas’ ishte zhargon. Unë doja të bëja diçka dhe Lori duhej të ishte patjetër aty për ta realizuar. Kemi punuar vërtet fort për pjesën e parë.
Çfarë tha mami dhe babi pas emisionit?
Babi ka qenë gjithmonë pranë nesh kur xhirojmë, por këtë herë nuk ishte. U ndje pak keq por kur e pa sigurisht që i pëlqeu. Ne nuk donim ta lodhnim prandaj nuk e morëm. Të premten u mblodhëm të gjithë në shtëpi.