Bruce Willis dhe Demi Moore janë bërë së fundmi gjyshër. Vajza e madhe e ish-çiftit, Rumer Willis dhe partneri i saj Derek Richard Thomas njoftuan lindjen e vajzës së tyre Louetta Isely Thomas Willis në Instagram, duke shkruar:
Ti je magji e pastër. Lindur të martën më 18 prill. Ti je më shumë seç kemi ëndërruar ndonjëherë.
View this post on Instagram
Demi Moore dhe Bruce Willis, të cilët ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin që nga ndarja dhe familja mblidhet rregullisht gjatë festave të ndryshme. Moore dhe Willis kanë dy vajza të tjera, Scout Willis dhe Tallulah Willis dhe Willis ka dy fëmijë të tjerë me Heming, Mabel Willis dhe Evelyn Willis.
Rumer tregoi për “People” pak javë më parë gëzimin e familjes për foshnjën e re:
Prindërit e mi janë shumë të emocionuar. Motrat e mia janë shumë të emocionuara dhe është shumë gëzim të sjell nipin e parë në familjen tonë.
Lajmi i bukur vjen pasi familja po përballet me diagnozën e Bruce Willis të demencës frontotemporale (FTD). Willis ka filluar të ketë vështirësi në komunikim, si të përjetojë disa nga simptomat e tjera. Bashkëshortja e aktorit iu bëri thirrje paparacëve që të mbajnë distancë dhe të mos i bërtasin atij kur e shohin atë në publik. Heming Willis bëri një lutje emocionale në një video të shpërndarë në Instagram duke thënë se ka nevojë për më shumë edukim se si duhet të sillemi me njerëzit që jetojnë me demencë.