Celebrities Music Showbiz

Nikos Vertis rikthehet në Tiranë! Një natë e paharrueshme me këngët e artistit të njohur grek…

Nikolaos Arvanitidis, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Nikos Vertis është një këngëtar i njohur grek. Ai ka lindur në Gorinchem të Holandës dhe origjinën e ka nga fshati Galipsos.

Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën. I njohur jo vetëm për hitet “Thelo na me nioseis”, “An eisai ena asteri” por edhe për koncertet e tij LIVE mjaft të pëlqyera dhe të ndjekura në shumë shtete. Këngëtari nr.1 për herë të parë në Armeni, me mbi 300.000 njerëz që ndjekin shfaqjet e tij live edhe në Greqi. Sukseset për artistin nuk kanë fund, në mbarë botën me shfaqjet më të shitura në Izrael, Bullgari, Rumani, Turqi, Serbi, Qipro, SHBA, Kanada, Australi. Nikos Vertis është këngëtari i vetëm grek i cili arriti të realizonte një koncert në Dolby Theatre.

Për herë të dytë në Shqipëri, në një natë të paharrueshme në Pistën Olimpike të Vrapit,më 12 shtator artisti Nikos Vertis do të performojë për të gjithë ne.

Merr biletat online në www.t-ticket.al

12 shtator 2024, ora 19:00