Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike blogerja e njohur, Kiara Tito. Cili është stili që po dominon tek njerëzit vitet e fundit?
Stili ndryshon vit pas viti, kemi tendenca të reja dhe normale që me ndihmën e rrjeteve sociale edhe ne këtu në Shqipëri kemi filluar të ndryshojmë shumë stilin. Më përpara kanë qenë stil xhinset e ngushta me bel të shkurtër apo kanotjere me barkun përjashta. Tani kemi shumëllojshmëri ngjyrash, veshjesh over size. Jemi frymëzuar mirë nga bota.
Stili i preferuar i Kiaras?
Varet nga vendi ku do të shkojë. Nëse jam në emision dua fustane të shkurtër sepse më ka thënë edhe Miranda Dupi që nuk duhet të vesh fustane të gjata. Ky është stili im në emision ose kur dalë për të pirë diçka. Në përditshmërinë time tutat nuk mungojnë asnjëherë, xhinset kam filluar t’i evitojë sepse dua të jem sa më komode. Njerëzit tani kanë filluar të duan më shumë komoditetin se sa të ndihen në siklet.
Si një mikeshë e ngushtë e Miranda Dupit dhe Niko Komanit, cilat janë kritikat e tyre për Kiaran?
Qëndro drejt që dhe veshja të duket më bukur!(qesh) Ka raste që xhirojmë me orë të tëra dhe fillojmë kërrusemi nga pak. Për veshjen nuk është se kam marrë shumë kritika, gjithmonë sa herë shkoj në ndonjë event pyes o njërin o tjetrin. Niko ka stilin më ekstravagant, nëse shkoj në Club pyes Nikon, nëse shkoj në një event më klasik pyes Mirandën.
Çfarë e bën të veçantë sot një djalë apo një vajzë që do të bëhet influencer?
Nëse do të flisnim për para 5 vitesh do të thoja televizioni, të marrësh pjesë në një format apo të bësh bujë në një format rozë. Nëse do të flasim për sot, është bërë shumë e vështirë sepse ka shumë vajza të bukura e me stil dhe duhet të jesh shumë e veçantë që të biesh në sy. Për mendimin tim, sa më e thjeshtë dhe pa filtra të jesh aq më e preferuar do të jesh. Sot të gjitha vajzat duken njësoj po me të njëjtin filtër. Thjeshtësia dhe të qenit pa filtra, nëse ke akne shfaqe, nëse ke celulit shfaqe, nuk jemi perfekt në fund të ditës.