Nik Xhelilaj zbulon arsyen pse i ati nuk i ka folur për 6 muaj dhe të rejat nga karriera e tij
Pardon My French • 19:59 17/12/2020
Nik Xhelilaj, le ta themi që është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë, i cili tashmë është i famshëm edhe në kinematografinë ndërkombëtare. I ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ me Jonidën dhe Kevin, Nik Xhelilaj qëndroi disa minuta për të treguar në Top Albania Radio më shumë rreth jetës së tij në të shkuarën dhe të tashmen. Xhelilaj që në hyrje të programit përmend faktin se ndihet më rehat në një intervistë në radio dhe ju kërkon ndjesë të gjithëve atyre që nuk iu është përgjigjur, por nuk do të thotë se është ‘mendjemadh’. Jonida Aliçkolli gjatë intervistës e kthen pas në kohë duke e pyetur: Të rritesh nga prindër ushtarakë dhe të drejtohesh tek arti duhet të jetë tregues i marrëdhënies shumë të mirë mes prindërve dhe a të kanë mbështetur?

“Po po shumë e mirë… urdhër dhe çfarë urdhri! (qesh…) Unë nuk e di, por edhe kur flasim me shokët, më duket e çuditshme kur shikoj marrëdhëniet e sotshme edhe jashtë, jo vetëm në Shqipëri, i trajtojnë më tepër si shokë që është shumë e drejtë mendoj unë, ne s’kemi pasur marrëdhënie komunikative në atë drejtim, kanë qenë më striktë… në marrëdhënie me punën, me oraret etj.”

Nik, përpara se të zgjidhje t’i përkushtoheshe artit ti ke qenë në një shkollë ushtarake në Turqi, si e mban mend si eksperiencë?
“Kam qenë 14 -vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll.”
Ke ndonjë projekt në Gjermani së shpejti?
"Projekti më i ri do të jetë një serial gjerman, do të jetë një rol episodik, i cili titullohet “We Children From Bahnhof Zoo”. I frymëzuar nga libri me të njëjtin emer i  vitit 1978, i cili është përshtatur edhe më parë në film. Në këtë projekt nuk do të kem rolin e protagonistit, por do të jem në çdo seri. Seriali del në mars, në Amazon Prime."
Kalimtarët zbulojnë mesazhet më të bukura që kanë marrë, moderatoret përloten!
Pardon My French 23:46 18/09/2024
Të postojmë “të mirat materiale” si Hati, apo të zgjedhim privatësinë?
Pardon My French 23:44 18/09/2024
“Ndryshova pas BB VIP 2”, Zhaklina pasqyron komentet negative në një ekspozitë!
Pardon My French 22:58 18/09/2024
“Dihet që janë ekstremist”, Zhaklin Lekatari i kundërpërgërgjigjet teologëve!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Zhaklin Lekatari zbulon emisionin që do ta shohim së shpejti në Top Albania Radio!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Arbër Çepani zbulon gjithçka mbi ribashkimin e përfolur të Ledrit dhe Sarës!
Pardon My French 16:34 29/06/2024
Diona Fona: “Lotët janë zhdukur, jemi gati për verën”!
Pardon My French 16:32 29/06/2024