Celebrities Gossip Showbiz

Nicole Kidman e TMERRUAR nga vdekja, aktorja habit me reagimin e saj!

Ky ka qenë një nga vitet më me shumë impenjime për aktoren e njohur Nicole Kidman, e cila nuk është ndalur këtë vit me projektet e reja. Tani ylli ka zbuluar arsyen pse ajo po shfaqet kaq shumë në ekran për momentin. Aktorja është paraqitur në shumë projekte që prej vitit të kaluar, duke përfshirë “A Family Affair”, “Babygirl”, “The Perfect Couple”, “Expats” dhe sezonin e dytë të “Nine Perfect Strangers”. Në veçanti, projekti i fundit i Kidman, “Babygirl”, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak edhe të skenave gjatë xhirimit të dramës së re erotike. 57-vjeçarja sigurisht që nuk është e panjohur për rolet e çuditshme filmike, por filmi i saj i fundit me siguri për të ka për të qenë më i madhi.

Ndërkaq, mendimet e Kidman për vdekjen ndonjëherë e mbajnë të zgjuar atë gjithë natën. Aktorja u shpreh në një intervistë për GQ se si është “e hapur ndaj emocioneve” dhe i ndjen gjërat më thellë tani më shumë se kurrë. “Vdekshmëria. Lidhja. Jeta vjen dhe të godet. Humbja e prindërve dhe rritja e fëmijëve, martesa dhe të gjitha gjërat ju bëjnë një njeri shumë të ndjeshëm. Të godet kur rritesh se si … është një zgjim në orën 3 të mëngjesit duke qarë”.

Kidman ndau më shumë rreth pikëpamjes së saj mbi vdekshmërinë ndërsa reflektonte mbi vdekjen e babait të saj, Antony Kidman, në 2014. E ëma ndërkohë i ndërroi jetë në muajin shtator. Vetë Kidman është nënë e katër fëmijëve. Ajo ndan vajzat Sunday Rose, 16-vjeçe dhe Faith Margaret, 13-vjeçe, me bashkëshortin Keith Urban dhe vajzën Bella, 31 vjeçe dhe djalin Connor, 29-vjeç, me ish-burrin e saj Tom Cruise.

Rikujtojmë, se Studio A24 publikoi së fundmi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për ‘aktoren më të mirë’. Traileri i filmit u publikua dy ditë më parë dhe tashmë ka mbledhur gati tre milionë shikime.