Niall Horan ka shprehur një homazh emocionues për Liam Payne, duke thënë se është “absolutisht i rrënuar”. Ai është anëtari i fundit i One Direction që e ka nderuar kujtimin e Payne dhe ka shtuar se “thjesht nuk duket reale“.
Payne ndodhej në Argjentinë për të ndjekur një nga koncertet e Horanit dhe ata ishin takuar vetëm disa ditë para vdekjes së yllit. Horan shprehu:
Ndihem kaq me fat që pata mundësinë ta shihja së fundmi. Fatkeqësisht, nuk e dija se pas ‘mirupafshim’ dhe përqafimit atë natë, do të isha duke i thënë lamtumirë për herë të fundit. Është zemërthyese.
Ai e përshkroi ish-shokun e grupit si një person me “energji për jetën dhe pasion për punën që ishin inspiruese”.
Ai shkëlqente në çdo dhomë dhe gjithmonë bënte që të tjerët të ndiheshin të lumtur dhe të sigurt
Horan përfundoi:
Faleminderit për gjithçka, Payno. Të dua, vëlla.