Para se të takohej me Nick Jonas, Priyanka Chopra ngriu vezët e saj në të 30-at për shkak të ankthit për orën e saj biologjike. Aktorja u shpreh së fundmi në një intervistë se:
Unë nuk e kisha takuar personin me të cilin doja të kisha fëmijë.
Ylli i “Quantico” shtoi se ajo përfundoi duke ngrirë vezët pasi nëna e saj, një gjinekologe, i tha asaj që duhet ta bënte. Në atë kohë, ajo ndjente ankth dhe presion që të kishte fëmijë, por ishte 35-vjeçe. Chopra, pranoi se kur takoi Jonas, hezitoi të dilte me të për shkak të diferencës së tyre 10-vjeçare në moshë. Ajo gjithashtu nuk ishte e sigurt nëse ai ishte i gatshëm të mendonte të krijonte një familje.
Gjithmonë e dija se doja fëmijë, gjë që ishte një nga arsyet kryesore që nuk doja të dilja me Nick në atë kohë. Thash nuk e di nëse ai do fëmijë në moshën 25-vjeçare. Gjithmonë kam dashur fëmijë. Unë i dua fëmijët.
Chopra sqaroi se nuk po mendonte vetëm për jetën e saj private kur mori vendimin për të ngrirë vezët e saj, por gjithashtu mori në konsideratë karrierën.
Ndjeva një liri të tillë. E bëra në fillim të të 30-ave.
Ndërsa Chopra pranoi se sa e shtrenjtë mund të jetë procedura, ajo u kërkoi atyre që duan të kenë fëmijë një ditë të kursejnë për të, duke shtuar se ajo u thotë të gjithëve të ngrijnë vezët e tyre.
Ora biologjike është reale. Është shumë më e vështirë të mbetesh shtatzënë pas moshën 35-vjeçe. Shkenca është e mahnitshme tani. Është dhurata më e mirë që do t’i bësh vetes sepse po merr fuqinë nga ora jote biologjike dhe mund të punosh deri sa të duash. Vezët tuaja do të jenë ende në të njëjtën moshë si kur i ngrini ato për njerëzit që duan fëmijë.
Rikujtojmë, se Chopra dhe Nick u martuan në vitin 2018 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën e quajtur Malti Marie, nëpërmjet një nëne surrogate në janar 2022.