Fatkeqësisht ka ngordhur qeni më i gjatë në botë, i quajtur Kevinz. Qenushi ngordhi në shtetin amerikan të Iowa-s pasi u sëmur papritur.
Rekordet Botërore të Guinness njoftuan se Kevin, i cili ishte tre vjeç, ngordhi pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent. Qeni më i gjatë nga putrat e përparme deri te shpatulla, u fut zyrtarisht në rekordet e tyre në mars të këtij viti.
Pronarët e Kevinit, Tracy dhe Roger Wolf, i thanë lamtumirë kafshës së tyre shtëpiake. “Ai ishte djali gjigant më i mirë”-thuhet në deklaratën e familjes, të publikuar nga Libri i Rekordeve Guinness.
“Ne jemi të lumtur që ai arriti të thyejë rekordin dhe të tërheqë vëmendjen te vetja. Ai e donte vëmendjen. Urojmë që këto raca gjigante të mund të jetonin më gjatë”-tha familja.