Është thjesht stina e ngjyrës së gjelbër. Nëse nuk e besoni këtë e kanë thënë stilistë të ndryshëm, të cilët mendojnë se kjo ngjyrë do të dominojë skenën e modës dhe çdo femër me stil duhet të ketë të paktën një veshje në këtë ngjyrë.
Pavarësisht nëse jeni bjonde apo zeshkane, kjo ngjyrë do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur.
https://www.instagram.com/p/COLTjJjpVJk/?utm_source=ig_embed
Në muajt e fundit, stilistët më në emër të modës kanë treguar gjithashtu dashurinë e tyre për jeshilen e ndezur, duke i pasuruar koleksionet e tyre me këtë ngjyrë për sezonin pranverë/verë 2021.
As fashionistja Lori Hoxha nuk i ka qëndruar indiferente këtij trend-i. Ajo shpesh poston foto në Instagram ku shihet se e ka “përqafuar” mirë këtë ngjyrë të bukur verore.
Dhe nëse ju nuk e keni një ngjyrë të tillë në garderobën tuaj, çfarë po prisni?!