Një shfaqje e filmit horror britanik “Winnie the Pooh: Blood and Honey”, i cili pritej të dilte së fundmi në Hong Kong, është anuluar. VII Pillars Entertainment tha në faqen e saj në Facebook se ndjen keqardhje të madhe që anuluan daljen e planifikuar të filmit më 23 mars, por nuk dha detaje të mëtejshme. Censorët kinezë kanë vënë në shënjestër më parë Winnie the Pooh në disa meme, rreth ngjashmërive fizike të Winnie me Presidentin Xi Jinping.
Krahasimet filluan në vitin 2013 kur Xi vizitoi SHBA-në dhe takoi homologun e tij të atëhershëm Barack Obama, me disa komentues që thonin se ata kishin ngjashmëri me personazhet Winnie the Pooh dhe Tigger. Ngjashmëria e Xi me arushin tërhoqi sërish vëmendjen në vitin 2014, gjatë një takimi që lideri kinez pati me kryeministrin e atëhershëm japonez Shinzo Abe. Këtë herë dyshja krahasuese ishte Winnie dhe shoku i tij pesimist, gomari.
Disa kanë përmendur këto lloj batutash si arsye kryesore për anulimin e filmit. Moviematic, e cila kishte organizuar një shfaqje të filmit, njoftoi anulimin e saj në rrjetet sociale duke përmendur arsye teknike. Rkujtojmë, se dy filma u tërhoqën nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hong Kong vitin e kaluar pasi nuk morën miratimin nga autoritetet.