Celebrities Gossip Showbiz

Ngjarjet më të pazakonta të Madonna-s, së shpejti në një dokumentar…

Në Netflix, do të publikohet dokumentari më i ri i këngëtares që ka thyer çdo tabu ndër vite,  Madonna-s,  ku ajo iu jep fansave të saj një të vërtetë tjetër, prapaskenat e jetës së saj, e shkuara dhe ngjarje që do të mbeten gjatë edhe në kujtesën tuaj.

Legjenda e muzikës pop,  në vitin 2019 dhe 2020  ka mbajtur një turne,  ku ajo iu ndaloi fansave përdorimin e telefonave në mënyrë të mos zbulohej asgjë për shkak të pandemisë.

Dokumentari do të paraqesë prapaskenat e turneut të saj “Madame X”, në të cilin ajo shfaq betejën me dëmtimet në gju, ku u urdhërua nga mjekët të pushonte dhe u detyrua të anulonte shumë koncerte.

Rikujtojmë se në vitin 1991,  Madonna, ka publikuar dokumentarin e saj të parë “Truth or Dare”, ku ajo tregonte mbi turneun e saj të “Blonde Ambition” dhe prapaskenat me të dashurin e asaj kohe, Warren Beatty.