Një ngjarje e rëndë brenda familjes raportohet të ketë ndodhur në Maliq mëngjesin e kësaj të mërkure.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, ku Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.
“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”-ka deklaruar ai.
15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.