Celebrities Gossip Showbiz

Ngec në litar në mes të performancës, videoja me reperin Chris Brown bëhet virale në rrjet!

Reperi i njohur Chris Brown pësoi një incident në koncertin e fundit teska po interpretonte një nga këngët e tij. Ylli fitues i ‘Grammy’-t ishte në një skenë në Qendrën Prudential në Newark, NJ, ndërsa po këndonte “Under the Influence”. Brown dukej se u ndal në mes të këngës, megjithëse publiku nuk kuptoi asgjë pasi ai vazhdoi performancën. I revoltuar reperi u sinjalizoi punonjësve të turneut që ta ndihmonin të zbriste.

Pavarësisht se ishte i ngecur, ai nuk pushoi së kënduari dhe vazhdoi të performonte. Një shkallë u soll në skenë dhe artisti zbriti poshtë dhe mbaroi interpretimin e këngës së tij, megjithëse shkëmbeu fjalë me një nga punonjësit e turneut që ndihmoi në afrimin e shkallës.

Në fund të koncertit që zgjati dy orë, ai u tha të pranishmëve se ishte i zemëruar, por edhe e tejkaloi ngjarjen.
Koncerti shfaqi një sërë hitesh të tij, duke përfshirë: “Go Crazy”, “No Guidance”, “Loyal”, “She Ain’t You”, “With You” dhe këngën e tij debutuese të vitit 2005, “Run It”. Rikujtojmë, se fansat e reperit të njohur Chris Brown-it kanë habitur me pozat e tyre krahas yllit amerikan në turneun e tij “11:11”.

Fotografitë ku Chris Brown prek të pasmet e fanseve kanë bërë xhiron e rrjetit, ku disa e kritikuan gjestin e këngëtarit dhe të tjerët e përgëzuan për strategjinë fitimprurëse. Ndërkaq, takimi dhe fotografia me këngëtarin kushton sa vetë bileta e koncertit, pra plot 1,111 dollarë. Reperi i njohur ndërkaq ka pretenduar së fundmi se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara.