Dy persona të moshve 40 dhe 57 vjeç janë arrestuar nga policia në Kavajë, me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të reje të moshës 18 vjeç. Ngjarja e denoncuar prej saj ndodhi në një lokal në fshatin Kryevidh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”.
Në një tjetër zhvillim, një 18 vjeçar ra në pranga në Durrës, i akuzuar se ka tentuar të përdhunojë një shtetase australiane 21-vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Po nga ngjarjet e kronikës së zezë, raportohet se në Lushnjë u prangos një 43 vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij që u pajis me urdhër-mbrojtje.
L.S., 43 vjeç, banues në Lushnjë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.