Një 55-vjeçar nga Bilishti, Maksi Kasarov, është arrestuar nga policia për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pronësi të Kasarovit në qendër të qytetit, ku dy shtetase greke kishin hyrë për të konsumuar një kafe.
Sipas raportimeve, 55-vjeçari i ka kërkuar një 26-vjeçareje greke të kryente marrëdhënie seksuale brenda lokalit, një kërkesë që ajo e ka refuzuar. E reja greke, që bashkëjeton me një shtetas shqiptar nga Bilishti, ka denoncuar incidentin në polici.
Pas denoncimit, policia ka ndaluar Kasarovin, i cili është njohur nga banorët e Bilishtit si një person me probleme të shëndetit mendor. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.