Celebrities Gossip Showbiz

“Nga vjen kjo erë e keqe?”/ Ilnisa i ulet afër, Sara e ironizon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo është një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ku herë pas here përfshihet në debate të shumta me banorët e tjerë. Është fjala për Ilnisa Agollin, e cila një ditë më parë është dënuar nga Vëllai i Madh pasi ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet.

Përmes një zarfi të zi, gazetares iu komunikua dënimi që mori nga Vëllai i Madh. Ajo do jetë e ‘padukshme’ nga banorët e tjerë deri në njoftim tjetër. Kaq ka mjaftuar për Sara Gjordenin, e cila nisi menjëherë që t’a ngacmonte. Në një moment Ilnisa iu ul afër asaj por pa folur, thjesht rrinte dhe e dëgjonte. Sara ndërkohë tentonte që t’a bënte të fliste në mënyrë që të thyente rregullin, por ajo nuk ra pre e provokimeve të saj.

Sara: Nga po vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Sara: Mbylleni pak derën e banjës se vjen erë këtu.