Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Nga takimi i parë me prindërit e Ledrit dhe deri tek nisja e miqësisë me Dhurata Dorën, Sara Hoxha tregon gjithçka…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” sot ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars“, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…

Në fillim a ka menduar Sara që Ledri ka qenë mashkulli i jetës së saj ose burri më saktë?

Jo unë në fillim nuk e kam menduar fare. Në fillim për mua ka qenë: “A je në terezi? Çfarë po bën? Pse po flet?” një pikëpyetje e madhe. Shumë gjëra që Ledri i ka kuptuar këto pikëpyetje tek unë dhe kam qenë shumë e ftohtë. Unë mendoj që kjo ftohtësia e ka bërë Ledrin për vete.

Si ishte momenti kur i tregove prindërve të tu që po takoheshe me Ledrin po ashtu edhe me prindërit e tij më pas?

Unë Xherin dhe Agronin i kam takuar shumë shpejt, kur ne akoma nuk njiheshim vetë mirë sepse Ledri ka atë marrëdhënien shumë të afërt me ata dhe i tregon çdo gjë. Nuk e kam unë me prindërit e mi mbase sepse jam vajzë edhe po nuk isha e sigurtë për diçka nuk mund t’i them që po njoh dikë dhe nuk jam i sigurtë nëse është i duhuri. Takova Xherin dhe Agronin në fillim, një takim shumë i shkurtër. Pasi takova prindërit e tij, u ndjeva shumë mirë me ta sepse ishin shumë të mirë. Unë isha në Prishtinë dhe menjëherë kur u ktheva i tregova mamit sepse ai takimi që pata me prindërit e tij më dha një siguri që është djalë i mirë, familje e mirë sepse unë nuk dija asgjë. Nuk e njihja Ledrin fare.

Si artist besoj që e njihje?

Unë as si artist nuk e njihja, para se të shkoja në koncertet e Ledrit. Mua më ka marrë shoqja ime me zor me vete.

Shoqja nuk është Dhurata Dora?

Jo, jo unë as Dhuratën nuk e njihja. Dhuratën e kam njohur nga Ledri, ka qenë dashuri me shikim të parë në kafe kur ka ardhur, sa kemi folur gjermanisht dhe kemi mbetur shoqe.

A kanë ndikuar për mirë prindërit e Ledrit tek kjo pjesë në fillim në marrëdhënien e tyre?

Unë nuk e di a i kanë thënë sepse Xheri është një njeri që Ledrit nuk i ndërhyn fare. Si unë të isha shumë e keqe apo shumë e mirë për Ledrin kam përshtypjen që ajo nuk besoj t’i ketë ndikuar tek kjo gjë. Siç ju thashë në fillim marrëdhënia jonë ka qenë jo toksike por shumë e ngarkuar edhe nëse Xheri i ka ditur muhabetet tona do t’i kishte thënë: “Largohu se nuk po të bën mirë” domethënë me aq nga ana e Ledrit.