Aktualitet

Nga sot e deri më 29 mars 2025 na shoqëron ora diellore!

Sot u rikthye ora diellore. Pas mesnatës akrepat u zhvendosën 60 minuta pas. Ndryshimi ndodhi në 03:00 të mëngjesit për t’u ripozicionuar në orën 02:00 duke na sjellë një orë më shumë dritë në mëngjes, por pasditet humbasin një orë dritë natyrale. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm kur si gjithmonë, në 03:00 të mëngjesit hyn në fuqi ora ligjore, e njohur edhe si ajo verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë një datë fikse. Në të dyja rastet, aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe atij mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është marrë një vendim.

Diskutimi ka qenë në lidhje me mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të dioksidit të karbonit, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore. Në fund, duhet që të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në vitin 2018, me 84% të votave, deputetët e Parlamentit Europian u shpreh në favor të shfuqizimit të orës ligjore. Por, vendimi përfundimtar u la në dorë të secilit vend anëtar të Unionit e deri tani, asnjë prej tyre nuk është shprehur në mënyrë përfundimtare.

Në Europë, ndryshimi i orës nuk ka qenë i njëtrajtshëm. Ky ndryshim filloi që të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën që të çonin përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit e të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian u vendos nga viti 1981 e është rinovuar çdo katër vjet. Në mënyrë të qëndrueshme, norma europiane përcakton datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur akrepat shkojnë 60 minuta përpara) dhe përfundimin e saj (kur shkon një orë pas).