Health & Beauty Lifestyle Vitality Vibes | News

Nga solari tek nishanet/ Prof.Ass. Monika Fida na njeh më shumë me ‘armiqtë’ e lëkurës!

Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar Prof.Ass. Monika Fida, e cila është profesoreshë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës në departamentin e dermatologjisë dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu drejton klinikën “Derma” që prej fillimit të saj në vitin 2006. Prof. Monika Fida është lektore e lëndës Dermatologji Venerologji pranë Universitetit “Zoja Këshillit të Mirë” prej 17 vitesh, dhe lektore e ftuar në disa universitete të botës si Universitetit “Guliemo Marconi” në Romë dhe  Universitetit “Federico II” në Napoli, Itali.  E diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në 1998, pasuar me studime në Universitetet Harvard, Graz e Viene dhe me eksperiencë 25 vjecare si mjeke Dr. Fida ofron shërbime mjekësore ekselente të niveleve Europiane pranë klinikës “A-Derma”.

Si e sheh Monika mënyrën se si operohet në dermatologji në ditët e sotme krahasuar me ato në të shkuarën?

Sot është shumë e shtrirë, por është një shkencë që trajton mbi 3 mijë patologji. Fillon që nga maja e flokut, pra trajton të gjithë patologjitë e flokëve, të gjithë patologjitë e lëkurës, patologjitë e thonjve. Dhe si nënspecialitet sot kudo ne e dimë tashmë që mbulon shumë mirë mjekësinë estetike, procedurat e mjekësisë estetike, që sigurisht të bëra nga një dermataolog i trajnuar janë shumë më të sigurta, janë shumë më të arrira profesionalisht. Janë pikërisht ato çka ne kërkojmë nga mjeku ynë dermatolog.

Më tej, ajo shtoi:

Unë i përkas gjeneratës që logjikën e kam pjesë timen, të edukimit tim, por përsëri lapsin e letrën e kam pjesë të formimit tim. Sigurisht që teknologjia dhe shkenca ka evoluar në mënyrë të frikshme. Pra, ka pasur një evolucion të jashtëzakonshëm me vitet kur unë kam filluar si specialiste dhe aktualisht sot. Unë sot për shembull nuk shikoj më atë lupën që kemi parë dikur, por unë shoh me dermatoskopin, i cili është stetoskopi që unë shikoj dhe është në çantën time të përditshme normalisht. Ky dermatoskop është digjital dhe në çdo moment mund ta lidh me telefonin dhe mund të transmetoj imazhe, mund të krahasoj imazhet, mund të vlerësoj imazhet, por nga ana tjetër janë programe të veçanta që ty në të 100 e sekondit të nxjerrin diagnostifikimin.