Sport

Nga skema te dëmtimet, Sylvinho para duelit me Ukrainën: Nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues, gjëja e parë që do i them lojtarëve është…

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty ku objektiv kryesore është vetëm fitorja.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur për mediat duke treguar se çfarë pritet nga kjo sfidë dhe gjithashtu u ndal te gjendja fizike e Jasir Asanit, i cili u largua i dëmtuar nga ndeshja e fundit me Çekinë.

 LEXO EDHE: U-21/ Shqipëria fiton 4-0 miqësoren e dytë me Moldavinë

“Kur mbrojmë nuk është se janë dy, por me 10 lojtarë. Edhe kur sulmohet janë shumë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë. Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ne do të jemi nesër në fushë fort, siç kemi bërë gjithmonë. Plus këtu kemi njerëzit, publikun tonë që mendoj se është një avantazh i bukur.

Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen. Nesër do flas me lojtarin. Ai në fushë nuk shkon nëse më thotë: ‘Trajner unë jam gati’. Më pas edhe të gjithë mjekët, stafi, unë. Pastaj është fusha që flet.

Uzuni është një sulmues i dytë shumë i fortë. Ka karakteristika të mira në shfrytëzimin e hapësirave. Nuk është e thënë që po luajte me 2 sulmues mund të shënosh 2-3 gola. Duhet një lloj balance në skuadër. Nuk kemi luajtur ndonjëherë me 2 sulmues qendrorë. Gjithmonë kemi luajtur me një sulmues qendrorë dhe me një gjysëm sulmuesi. Duhet të gjejmë ekuilibrin e skuadrës. Çdo gjë është e hapur. Kemi alternativa si Muçi, Hoxha, etj. Unë preferoj të luaj me një sulmues qendror dhe me një sulmues tjetër nga pas. Si psh: Daku-Uzuni, Tuci-Seferi. Nuk më pëlqen të luaj me dy torra në maj të sulmit.

Çdo gjë është e ndryshme, sidomos kur krahasojmë një ndeshje para 3 muajsh. Ky është një nga grupet më të balancuar në National League. Çdo gjë është e hapur, e kam parë ndeshjen e Ukrainës me Gjeorgjinë ishte 50 me 50. Të 4 ekipet kanë bërë Europian të mirë, janë ekipe të mira me trajnerë të mirë dhe karakteristika të mira. Do të kërkojmë të fitojmë, luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin. Është ndeshje e hapur që i ka të 3 rezultatet.

Ky është një kompeticion shumë i shpejtë, luhen në një hark kohor të shkurtër. Ne luajmë për vendin e parë. Në ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Ne do të futemi në fushë për të fituar. Kemi një lloj avantazhi që luajmë përpara tifozëve tanë. Asnjëherë nuk futesh në fushë me frikë. Objektivi ynë është që të marrim vendin e parë.

Ka një lloj ekuilibër te çdo skuadër. Jemi mbrojtur mirë, por nuk kemi shënuar. Dhe këtu nuk i vë fajin sulmuesit. Do mundohemi të gabojmë sa më pak. Duke bërë pasime të mira krijojmë aksione. Në 30 minutat e para kemi bërë gabime te ndeshja e fundit.

Unë nuk jam më lojtar. Pas 10 minutash do futem në fushë dhe gjëja e parë që do i them lojtarëve është që: ‘Kjo është një ndeshje finale’”, u shpreh Sylvinho.

Top Channel