Celebrities Gossip Showbiz

Nga shpejtësia e lartë bie në det, ja çfarë i ka ndodhur Luiz Ejllit!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito  janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e djeshme Luizi me Kiarën kanë ndarë me ndjekësit disa video, ku kanë treguar disa momente duke shijuar bregdetin e Velipojës me një motor ujë. Ama ditën e sotme ka qarkulluar kudo në rrjete sociale një video e Luizit, i cili ka pësuar një incident, ku nga shpejtësia është rrëzuar nga motori i ujit në det. Ama Luizi nuk ka pasur asnjë lëndim, pasi më pas ka postuar foto dhe video duke darkuar së bashku me Kiarën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi Luizi ka marrë përsëri vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale. Duket se këngëtari është takuar me sipërmarrësin e njohur shqiptar, Samir Mane, ku ka postuar një foto me të në rrjete sociale dhe ajo çfarë ka marrë vëmendjen janë fjalët që ka shkruar në të. Nuk e dimë ende se çfarë po paralajmëron Luizi ama të gjithë jemi shumë kuriozë.