Celebrities Gossip Showbiz

Nga shitja e rrobave, mendimi për lidhjen e Fifit me ish-partnerin e saj dhe a është në një lidhje me reperin Capital T, Adrola Dushi tregon gjithçka!

E ftuara e parë në ‘Më lër të flas’ këtë episod të dytë të programit më të ri të nisur në Top Channel nga binjakët Veshaj ishte Adrola Dushi. Së fundmi, modelja padyshim që ka qenë mjaft e komentuar në media për dyshimet lidhur me një marrëdhënie me reperin Capital T dhe për lidhjen më të re të ish- partnerit të saj me të cilin ka dhe një djalë dhe këngëtares Fifi.

Fillimisht, Adrola na tregoi se si ka nisur karriera e saj dhe fillimet e vështira. Bukuroshja nuk ngurroi të na tregonte dhe një histori shumë të rëndësishme të fëmijërisë së saj që është me të vërtetë për t’u vlerësuar.

Kam shitur rroba me mamin për 10 vite në Rrëshen. Dikur kisha turp, po më ka rritur shumë. Erdha pastaj në Tiranë dhe më spikatën si gocë të bukur, më morën për modele. Atëherë nuk më interesonte fare shkolla, që është gabim, por kisha atë moshë. Në fillim fitoja aq sa më duhej, tani është ndryshe normalisht. 

Dhe Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por diçka na zbuloi.

Unë jam në një lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur. 

E padyshim që modelja nuk mund të largohej pa u pyetur lidhur me lajmin e shumë komentuar të lidhjes së re të Adisit me Fifin, ku Adrola e uroi çiftin.

Me jetë të gjatë e të lumtur çiftit. Jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.