Spanjë-Angli është finalja e madhe e Europianit “Gjermani 2024”, e cila do të luhet në Berlin, të dielën e 14 korrikut, ora 21:00.
Duket se UEFA ka marrë vendimin sa i përket arbitrit që do të vendosë drejtësi në finalen e këtij Europiani, duke ia besuar francezit François Letexier. Sa i përket ndihmësve të tij, do të jenë dy francez të tjerë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa i katërt është zgjedhur polaku Szymon Marciniak. Katërshja që do të ndihmojë nga dhoma e teknologjisë VAR janë Tomasz Listkiewicz, Jérôme Brisard, Willy Delajod dhe Massimiliano Irrati.
Ndeshja e parë që Letexier gjykoi në këtë Europian ishte pikërisht takimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë më 19 qershor në Hamburg, ku kuqezinjtë barazuan 2-2, duke marrë dhe pikën e vetme të këtij Europiani.
Gjithashtu ai ka gjykuar dhe dy ndeshje të tjera në këtë kompeticion, barazimin Danimarkë-Serbi në grupe dhe fitoren e Spanjës 4-1 kundër Gjeorgjisë në fazën e 1/8-ave.