Të ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa. Në këtë episod dedikuar plotësisht sportit me rastin e ndjeshjes Shqipëri-Ukrainë ishin të ftuar gjithashtu me anë të një lidhje telefonike edhe Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët u tërhoqën pak ditë më parë nga kombëtarja.
Përpara ndeshjes së shumëpritur dhe vendimtare për renditjen e Shqipërisë, Duka u shpreh se secila ndeshje ka rëndësinë e saj dhe është shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve dhe ekipit organizuaes, duke i vendosur edhe notën dhjetë. Edhe pse ka një influencë shumë pozitive në dashamirësit e sportit, kohët e fundit është vënë re se çmimi i biletave në tribuna të caktuara është rritur ndjeshëm. Përse vjen ky ndryshim dhe a është e vërtetë kjo?
Ndonjëherë është lajm i mirë. Ndonjëherë është lajm i keq. Lajmi i mirë është se njerëzit kanë interes për ekipin kombëtar. Lajmi i keq është se nuk kanë mundësi ta shohin në stadium. Ndërsa për çmimet zakonisht ata që duan të bëjnë komente të mos marrim bileta VIP, por ka edhe bileta 2000 lek në stadium. 50% e stadiumit është 2000 lek dhe nuk besoj se është një çmim i shtrenjtë. Ajo bileta që përmende, që është bileta VIP, është biletë me shërbim, me ushqim. Kostoja e ushqimit ndoshta është aq sa është hyrja. E mira do të ishte që hyrja të ishte falas, por ja që është e vështirë të bësh futboll pa lek.
Për t’u rikthyer ndeshjes së sotme, i pyetur se kush është kundërshtari më i fortë në grup kundër Shqipërisë, Armand Duka u përgjigj:
Në vlerësimin tim ekipi më i mirë i grupit është Ukraina dhe që është në vendin e fundit në klasifikim sot.