Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Prej disa ditësh Klea po shijon pushimet me djalin e saj dhe një mikeshë në Dubai. Edhe pse pa Elgitin të dy nënë e bir duket se po ia kalojnë shumë mirë dhe këtë na e kanë treguar me anë të fotove dhe videove të postuara në Instagram, ku një ndër të fundit na i ka bërë ‘sytë zemra’.
Me fillimin e edicionit të dytë të “Big Brother Vip” është kuptuar miqësia mes Kleas dhe Kiara Titos, pasi kjo e funditu bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe mbështetja që Klea ka treguar ndaj saj na ka treguar shumë për marrëdhënien e tyre. Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga “BBV2” dhe Klea nuk mund të mos jepte një reagim të saj në rrjete sociale në lidhje me këtë.