Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Nga psikologe në bashkëmoderatore, si ndryshoi dinamika e Jorida Rustemit me Eglën dhe Heidin në “Goca dhe Gra”…

Në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin e ftuar ka qenë në pjesën e dytë psikologia dhe pedagogia e njohur Jorida Rustemi. Ajo tashmë është pjesë edhe e panelit në emisionin “Goca dhe Gra” së bashku me Rudina Dembacaj, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Xhilda Luzi.

Si po e përjeton Jorida eksperiencën e saj më të re në emisionin “Goca dhe Gra”?

Ftesa ishte shumë spontane dhe unë nuk e prisja. Ende nuk jam shumë e qartë në lidhje me cila është pritshmëria pasi figurat i kemi sa të ndryshme aq edhe të ngjashme mes vedit. Kemi dy personazhe fitues të BBV do ti quaja, kemi një aktore fantastike që e do publiku, kemi edhe një vajzë të re që është duke u promovuar në fushën e politikës dhe gazetarisë, jam edhe unë që jam psikologe në atë çfarë është thelbi im. Me përgjegjësi familjare, me dy fëmijë për të rritur dhe me një përballje e cila neve na vjen natyrshëm që mos ta kemi me zënka ndërkohë që shoh që pritet edhe kjo kërkesë le të themi edhe nga publiku ose edhe si pritshmëri që ndihet sikur do të duhet që të shkojë atje. Ndërkohë që ne në fakt nuk është se jemi shumë në valë të ndryshme, mund të shprehim të njëjtin koncept në forma të ndryshme por në të menduar i afrohemi njëra-tjetrës në atë që bën sens. 

Ndër të tjera Jorida u shpreh se:

Edhe qasja me njerëzit e secilës prej nesh është e ndryshme.  Logjikisht ka aspekte aty brenda që janë të ndryshme, ka disa vështirësi të tjera që mund të jenë pak teknike në mënyrën se si mund të vendosemi në komunikim. Pasi në rastin tim unë isha në një tjetër marrëdhënie me dy prej vajzave që kanë qenë në “Big Brother” dhe tani është pakëz më e vështirë le të themi për t’u rivendosur në marrëdhënie.