Nga perimet te barishtet e gjelbërta, çfarë duhet të mbillni në vjeshtë!

Vjeshta përbën periudhën më të mirë për mbjelljen e perimeve të nëntokës dhe barishteve. Moti që ofron vjeshta përbën periudhën ideale për mbjelljen dhe rritjen e perimeve të mëposhtme, sipas ekspertëve të AgroWeb.org.

Brokoli

Brokoli preferon një klimë të freskët por është në gjendje të durojë edhe luhatje temperaturash. Nëse keni fidanë të gatshëm, mund t’i mbillni që tani. Brokoli kërkon tre muaj përpara ngricës që të lulëzojë siç duhet dhe pas ngricës së parë ju mund të mblidhni disa prej tufave të vogla e të lejoni bimën të vazhdojë të rritet.

Panxhari

Panxhari është një perime që rritet në çdo kohë të vitit, por kjo bimë preferon më shumë freskinë dhe të ftohtin. Nëse zgjidhni farat, ato duhet t’i mbani në ujë për dy ditë përpara mbjelljes. Panxhari rritet shumë shpejt. Ajo që duhet të dini është se sasia e nitrogjenit në dheun që do të përdorni do të përcaktojë nëse panxhari do të ketë më shumë zhardhokë apo gjethe.

Rrepka

Rrepka rritet gjithashtu shpejt dhe duhet të mbillet në muajin Tetor. Ajo nuk e duron të nxehtin dhe mund ta mbillni krah perimeve të tjera.nSipas dëshirës, ju mund të zgjidhni ose farën ose fidanë të gatshëm.

Hudhra

Hudhrën duhet ta mbillni në vjeshtë që të merrni frytet e saj në muajt e verës. Ju mund të zgjidhni farën ose fidanë të gatshëm. Në dimër, perimja e përballon ngricën dhe resht së rrituri, megjithatë me tu ngrohur koha ajo vazhdon lulëzon deri në prodhimtarinë e parë.

Spinaqi

Spinaqin mund ta mbillni direkt në tokë dhe të prisni 6 javë përpara se të mblidhni gjethet e para. Pas ngricës së parë, gjethet e spinaqit do të rriten me më shumë bollëk.

Karotat

Farat e karotës duhet t’i mbillni menjëherë në vjeshtë.nSigurohuni që farat të jenë të zhytura thellë dhe të jenë të mbuluara e të ngrohta. Vazot mund t’i mbështillni me qese plastike për t’i mbrojtur nga temperaturat e ulëta por edhe insektet. /AgroWeb.org/