Nga njohja në Instagram tek një propozim në kohë pandemie, Erion Zeqiraj zbulon historinë romantike
Live From Tirana • 21:51 29/12/2020
Në maj të këtij viti, moderadori dhe sportisti Erion Zeqiraj bëri publike lidhjen e tij me Blerta Ligaj krejtësisht pa dashje. Ai kishte ngatërruar foton në një postim në rrjetet sociale duke publikuar atë me të dashurën e tij, duke zbuluar kështu lidhjen që po mundohej shumë ta mbante sekret…të paktën edhe për pak kohë. I ftuar në Live From Tirana, ish-banori i “Big Brother” tha se me Blertën urë lidhëse për të nisur komunikimin për herë të parë, ishin rrjetet sociale. Më datën 1 gusht ai i ka propozuar njeriut të zemrës dhe gjithçka ishte shumë romantike. Erioni tha se frika e Koronavirusit ishte e madhe dhe se ata i ndiqnin me rreptësi rregullat ant-COVID por megjithatë arriti t’a bëjë këtë propozim të paharrueshëm për të dashurën e tij të zemrës.
Dola për bërë përgatitjet dhe po mundohesha ta mbaja këtë sekret por Blerta u shqetësua e u nervozua shumë sepse e kuptoi që nuk isha në punë dhe as në stërvitje. Fillova të mendoj se nuk po bëja gjënë e duhur me këtë propozim dhe i druhesha ndonjë sherri që mund të ndodhte që do na çonte drejt ndarjes, pasi kisha dalë vërdallë në kohë pandemie.
Pavarësisht kësaj, Erioni arriti të lumturojë tanimë bashkëshorten e tij duke i propozuar në tarracën e shtëpisë së tyre. Një moment intim dhe i veçantë për të dy ata.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024