Celebrities Fashion

Nga një çantë në një fund, mjafton të keni pak imagjinatë dhe guxim si Christina Aguilera!

Vitet e fundit, stilistë të guximshëm dhe të famshëm na kanë vërtetuar se ne mund të transformojmë çdo gjë në veshje dhe aksesorë. Përmendim këtu një nga markat më të njohura të modës si Balenciaga, me krijimet e saj sa të çuditshme aq edhe fiksuese.

Opsionet për stilim ekstrem janë të pafundme, gjithçka që ju nevojitet është imagjinata. Ashtu si këngëtarja Christina Aguilera, e cila e mbante çantën si fund. Ajo ka dëshmuar shumë herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me modën dhe të lërë përshtypje me zgjedhjet që ngjallin reagime.

Kësaj radhe, këngëtarja kishte veshur një minifund rozë, me shkëlqim të markës gjermane Namilia, i cili kishte formën e çantës ikonike Birkin të Hermès. Dhe pse mund të mos jetë saktësisht një çantë, por gjithashtu ka doreza dhe xhepa. Fundi është pjesë e koleksionit të fundit të Pranverës 2024, i cili gjithashtu shfaqi një korse rozë të stilit Birkin si një homazh për ikonën e stilit Jane Birkin e cila së fundmi u nda nga jeta. Aguilera zgjodhi të kombinonte fundin origjinal me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe sandale PVC, duke e kompletuar pamjen me syze dielli të zeza të stilit Y2K.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Aguilera (@xtina)