Celebrities Gossip Showbiz

Nga ngrënia e testikujve te përballja me gjarpërinjtë, banorët “rrëmbejnë” mundësinë e Vëllait të Madh!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Por si çdo e mirë që ka një të keqe, edhe luksi i ofruar e ka një kleçkë brenda. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, disa nga banorët u përballën me gjarpërinjtë, krimba të gjallë dhe qen. Ilnisës ka rastisur të ketë akuariumin e gjarpërinjve për të marrë shënimin që lexon “cigare” dhe ka arritur t’a realizojë me sukses sfidën. Sara Karaj ka marrë mes krimbave shënimin që thotë “uji i ngrohtë” për ta përfituar atë në shtëpi. Ndryshe nga banorët, Romeo duhet të konsumonte nga një kafshatë ushqimi që i ishte mbuluar në pjatë. Mes ushqimeve kishte testikuj, shpretkë dhe kokë qingji.

Konsumi i një kafshate nga secila prej tyre, përkthej në rritje 20% të buxhetit. Romeo ka arritur t’i konsumojë të gjitha duke arritur të fitojë 20% plus të buxhetit. Në fund Rike është lënë vetëm në dhomë me disa qenushë, që është edhe fobia e saj më e madhe, për 1 minutë. Mes britmash, Rike ka arritur të tejkalojë sfidën dhe t’i bëjë ballë frikërave të saj duke fituar edhe kafen.