Celebrities Gossip Showbiz

Nga lidhja e deri tek ndarja, e dashuria e re… Romancat e Bros!

Përgjatë një muaji, pas lajmit të ndarjes mes Armando Brojës dhe blogeres Xhej Alisa Uills, situata është zhvilluar ndjeshëm. Pas një lidhjeje të fortë prej gati një viti, dyshja ka vendosur të ndajnë rrugët, dhe aktualisht asnjëri nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke e bërë të qartë se ribashkimi është i pamundur.

Xhej, e njohur si tifozja më e zjarrtë e Kombëtares shqiptare, ka kaluar në një kapitull të ri, duke u shfaqur në Dubai me një mashkull të panjohur, duke festuar dhe duke shijuar jetën. Kjo është hera e dytë që ajo udhëton në Dubai pas ndarjes nga Broja, duke sugjeruar se një histori e re dashurie po lulëzon.

Ndërkohë, Broja përballet me vështirësi në jetën e tij personale pas ndarjes nga Xhej, pas një historie dashurie që ishte dukur serioze dhe e konsoliduar. Pas një periudhe të shkurtër lidhjeje me Fidela, duket se futbollisti po përpiqet të gjejë stabilitet në jetën e tij. Tani, me dyshimet për ndarjen nga Xhej, ai ka filluar një kapitull të ri, ndoshta më të vështirë se ai i mëparshmi.