Gossip Showbiz

Nga ky nuk e prisnim! Një tjetër aktor turk me origjinë shqiptare!

Kemi vënë re se shumë prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke kanë pranuar se janë me origjinë shqiptare.
Një gjë të tillë e ka thënë së fundmi një ndër bukuroshët më të kërkuar të Turqisë, Serkay Tutuncu.

Në një intervistë të dhënë, teksa po konsumonte një darkë që përmbante mish, duke biseduar me një aktor tjetër rreth tij ai pranoi që ishte shqiptar dhe duke qeshur pohoi se shqiptarët hanë mish nga mëngjesi e deri në darkë.

Shumë aktorë të tjerë, shumë të famshëm në Turqi, të cilët kanë origjinë shqiptare janë; Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan.