Festivali i njohur “Sunny Hill” ka marrë një vëmendje shumë të shtuar në mbarë botën. Festivali ka nisut që të enjten, do të zgjasë deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë.
Festivali i muzikës është një nga më të mëdhenjtë në Kosovë dhe këtë vit ka pasur interpretues si J Balvin, Diplo dhe vetë Dua Lipën gjithashtu. Gjatë performancës së saj Dua Lipa kishte zgjedhur një veshje të personalizuar “Valentino Pink PP”, në koordinim me kërcimtarët e saj rezervë, vokalistët dhe anëtarët e grupit ndërsa performonte në Prishtinë. Dua Lipa ka thënë për Vogue se:
Të kthehem në shtëpi për të performuar në Kosovë është gjithmonë një moment kaq i veçantë për mua.
Lipa dhe të 20 kërcimtarët e saj rezervë, vokalistët dhe anëtarët e grupit hynë në koleksionin Pink PP të markës italian, i cili përmban pjesë në një nuancë uniforme rozë të theksuar.
Veshja e ardhur me porosi enkas për këngëtaren përfshinte një crop top me rripa dhe një minifund, të kompletuar me dorezat dhe çizmet monokromatike rozë.
Koleksioni Pink PP është ikonik i Valentino-s dhe jam e nderuar që e vesh atë, së bashku me të gjithë familjen time në turne.
Pamja tërësisht rozë-gjithçka sigurisht që bie në përputhje me trendin “Barbiecore” që ka qenë e tëra në bujë me të famshmit kohët e fundit.