E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë stilistja e njohur dhe kuratorja e imazhit, Miranda Dupi. Miranda ka folur pak më shumë mbi stilin e banorëve të “Big Brother VIP”, duke treguar të preferuarin e saj, por duke dhënë dhe disa kritika…
Fillimisht, si është të jesh një kuratore imazhi?
Është si të jesh doktor i çdo njeriu. Duke i kuruar imazhin, i ke kuruar edhe shpirtin çdo njeriu. Kur e sheh që ai është kënaqur me veshjet e tua, është si ta kesh shëruar.
Cili nga personazhet e “Big Brother VIP” i pëlqejnë më shumë se si vishen?
Më pëlqen Kiara, Dea… Jam munduar ta ndjek edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Më duket që përpiqen të jenë në modë edhe në përditshmëri edhe në prime. Më pëlqen Maestro, me veshjet e tij klasike. Ka personazhe që mund të veshin çdo lloj stili dhe t’u shkojë. Luizit mund t’i veshësh çdo gjë. Po kujdesem unë për imazhin e Luizit dhe është kënaqësi, duke qenë djali më i pëlqyer tek publiku. I shkojnë këmishat e bardha, edhe ‘hoodie’-t. Luizi mund të luajë me ngjyrat edhe me flokët. Edhe thes po të veshi, prapë do e pëlqejnë.
Po për sa i përket veshjeve të Kiarës?
Kiara është një dashuri më vete. Vishet shumë bukur por jo kaq shumë ekstravagancë. I shkon një fustan më i thjeshtë. Nuk jam tek fustanet e gjata, fustanet mini janë më mirë se i ka këmbët e bukura. Më pëlqen që të dalë dhe me një komplet tutash dhe me taka në prime. Kiarës i shkon e kuqja. Këtë e di edhe nga jashtë “Big Brother VIP”, dhe ajo e ka shumë qejf.
Si e ka parë Miranda veshjet e Teas?
Tea ka sy të bukur, tipare të bukura. Nuk duhet të ketë fustane të ngushta. Mund t’i shkojë pak dekolteja e hapur, por jo aq shumë sa herën e fundit në prime.
Për Dea Mishel, Miranda ka një kritikë të vogël…
Vishet shumë bukur, ka një trup elegant. Po nuk duhet të vishet kaq elegante edhe në prime. Banorët duhet të vishen pak më mirë se në përditshmëri, por jo si në një gala.
Po stilin e Oltës si e ka parë ajo?
Olta është pak vintage. Ka një stil si rock star.
Cila ngjyrë do i shkonte më shumë maestros?
Ngjyrat e tokës, bezha. Por edhe e zeza sepse është klasik. Veshja tregon karakterin tënd, dhe ai është klasik.
Po për Kristin çfarë ka për të thënë Miranda?
Kristi është stil, e ka krijuar edhe nga babai i tij. Më pëlqen që vesh dhe ato xhupat e lëkurës. Është si një i huaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Më pëlqen.