Celebrities Magazine Showbiz S’e Kam me Ty

Nga fituese e maratonës së vrapit në 2016 në pjesë të ekipit të Bashkisë së Tiranës, historia motivuese e Deborah Keçi!

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

Këtë mbrëmje me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë e ftuar sportistja Deborah Keçi, e cila na tregoi më shumë për fillimet e saj në fushën e sportit, angazhimet ndër vite jashtë Shqipërisë dhe rrugëtimin e ri si drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës. Me kthimin e saj në Shqipëri pas studimeve në Milano, rrugëtimi i saj në karrierë mori një drejtim që as ajo nuk e priste, duke u bërë pjesë e ekipit të Bashkisë së Tiranës.

Pastaj u diplomova për ekonomi. Kam vazhduar të bëj sport pafund, jo në mënyrë profesioniste, por në mënyrën time. Bëja vrap, bëja maratona. Fillova të eksperimentoja në mënyra të tjera përveç notit si një studente në Itali që të mbaja edhe pak trupin në formë. Dhe pastaj kur jam kthyer në Shqipëri, se gjithmonë e dija se u diplomova dhe mezi prisja të kthehesha në Shqipëri. Dhe fillova punë në Bashkinë e Tiranës, por ka qenë një specialiste në një drejtori për zhvillimin ekonomik se edhe unë kisha një diplomë nga Bocconi që është një nga universitetet vetëm i fokusuar për ekonomi dhe vitin e parë kështu nisi. Se kisha menduar ndonjëherë. Ose e shikoja veten duke pubuar në bankë ose nga këto kompanitë e auditimit. Dhe fillova në këtë drejtori, punova gati një vit dhe mbaj mend që u organizua maratona e parë që u organizua nga Bashkia e Tiranës në vitin 2016 dhe unë si një njeri që kisha vrapuar në shumë maratona dhe ishte ajo faza që kisha shumë qejf të vrapoja. Ishte kthyer vrapi si pasion dhe një rutinë e përditshme. U regjistrova si punonjëse e bashkisë. Normal që doja të merrja pjesë dhe ta suportoja si event. U regjistrova në garën 1p kilometra. Ndoshta ka qenë edhe pak fat se ishte viti i parë dhe nuk është se ka pasur shumë pjesëmarrje edhe nga jashtë.

Deborah doli fituese në atë maratonë, ku më pas grupi organizativ që organizonte edhe maratonën e Vienës, e ftuan atë të garonte në atë maratonë. Maratonë të cilën ajo e përshkruan si një gjë mjaft të madhe ku gjithashtu ishin pjesëmarrës edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ambasadori Shqipërisë në Austri dhe ambasadori austriak në Shqipëri.