Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Ai ka zbuluar shumë detaje të reja në lidhje me fillimin e karrierës së tij si artist dhe vijimësinë e saj në të gjithë këto vite, nëse do të rikthehet në muzikë apo nëse do të sjellë projekte të reja, si ndihet si baba dhe jo vetëm kaq…
Shpat Kasapi është rikthyer në radion që transmetoi muzikën e tij për herë të parë, në Top Albania Radio. Si ndihesh kur rikthehesh në vendin ku ka nisur gjithçka?
Jo nëna por babi ka qenë ai që është marrë me muzikë. Babai im ka qenë menaxher dhe shpërndarës i kasetave të grupit “Elita 5” njëkohësisht i ndihmonte kur kishin koncerte. Kur ata bënin albumin “Al Capone” në atë kohë i bënin provat tek shtëpia ime. Unë vetëm sa kisha filluar të këndoja në shtëpi me veten dhe kur filluan provat “Elita 5”, babai më merrte shpesh. Babai kishte bindjen tek unë dhe më thoshte shikoji. Aty duke dëgjuar dhe duke u inspiruar, frymëzuar fillova.
Por si ndihet Shpat Kasapi kur rikthehet në ‘Top’?
E kujtoj me nostalgji, por nuk e kujtoj shpesh. Në atë kohë jam mërzitur nga fama shumë. Ka qenë një periudhë që nuk e kishim lirinë, atë privatësinë tonë. Nuk është ajo që dua tani, nuk është jetë për mua. Më shumë dua ta shikoj muzikën si biznes. Jam lodhur shumë. Vinin tek dera e shtëpisë, nuk më linin të flija, vinte e gjithë klasa apo shkolla. Harroja kur bija të flija kur kisha koncerte, zbrisja poshtë në dyqan të bilja diçka dhe kishte foto dhe puthje andej-këtej.
Sa e fëlliqur është shoqëria në showbiz sipas Shpat Kasapit?
Shoqëri të fëlliqur ke kudo. Mund të jetë një mekanik dhe mund të jetë i fëlliqur sepse do të të marrë 5 euro apo 10 euro. Në showbiz ka shumë nga ata por ka edhe shumë të mirë. Vetë këngëtari duhet të jetë i fuqishëm, që nuk mund ta luftojë askush. Nëse ke talent, nuk ta merr askush.
Këngëtari ka treguar se një nga personat që ka qenë gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar dhe që i ka shtrirë dorën është Avni Qahili, Artan Kastrati dhe vëllai i tij gjithashtu.
A do të kemi një rikithim të Shpat Kasapit në muzikë?
Nuk e shikoj veten sepse e kam shumë të vështirë të vendos për një stil muzike që unë dua ta bëj tani në vitin 2023, por mendoj të ndryshoj diçka nga vetja, por nuk e di sepse me këtë prodhim këngësh që po ecën këtu është shumë vështirë.
Si ndihet Shpat Kasapi si prind tani?
Unë jam një njeri me vizione por fëmija më ka ndryshuar shumë. Më ka rigjeneruar energjinë e brendshme, më ka plotësuar shumë. Jam shumë i lumtur. Përkujdesem, e ushqej, e marr në prehër.
Nëse Shpat Kasapi nuk do të ishte bërë këngëtar do të kishte zgjedhur sportin. Ai ka treguar se ka qenë një nga basketbollistët më të mirë të Shkupit dhe të Tetovës.
A do të pranonte Shpat Kasapi që të merret pjesë në “Big Brother VIP”?
Mendoj që nuk është për mua një ‘reality show’ sepse unë jam një tip që nuk dua të ngacmohem shumë, flas shumë shkurt dhe kur ta pres mendoj se mund të zihem me dikë që më ngcmon. Ndërsa këto lloj ‘show’ janë gjithë ngacmime, ndooshta ju e keni bindjen ndryshe. Nuk jam tip për aty.